Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mbajtur të njëjtat qëndrime të cilat më herët janë të njohura publikisht, thuhet në komunikatën e partisë për takimin e kryetarit të partisë Mickoski me kryeministrin bullgar Kiril Petkov që u mbajt në selinë e VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.
Në takim u diskutua për situatën aktuale në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Ajo që u theksua është nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhëniet e hapura dhe lidhjen e temave dhe fushave ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi reciprok për qytetarët e të dy vendeve. U theksua nevoja e bashkëpunimit për temat që do të sigurojnë të ardhmen, investimet në arsim, shkencë, Korridorin 8 dhe projekte tjera të rëndësishme për të dyja vendet” thonë nga VMRO-DPMNE.
Siç thuhet në deklaratën e partisë, Mickoski në takim ka theksuar se në vend të bllokadave, nevojiten ura, marrëdhënie të hapura dhe respekt të ndërsjellë.