-ads3-

Leo Messi është kthyer në Francë, pasi ka rezultuar negativ në testin PCR, të kryer në Argjentinë. Ylli i futbollit, i cili ishte në vendin e tij për festat e Krishtlindjeve, rezultoi pozitiv dhe i është dashur të qëndrojë i izoluar derisa të negativizohej.

Lojtari, i shoqëruar nga familja e tij, u largua dje nga Buenos Aires për në Paris për t’u ribashkuar të enjten në seancat stërvitore të skuadrës së Mauricio Pochettino.