Aktorja Arjola Demiri duket se prej ditësh është mes dy zjarreve.

Dy miqtë e saj brenda shtëpisë, Iliri dhe Monika, janë ftohur me njëri-tjetrin për shkak të debateve të fundit.

Kjo situatë duket se e ka vendosur Arjolën në siklet dhe vështirësi teksa përpiqet të ruajë raportet e shëndetshme me të dy.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer as Ilirit dhe Monikës pasi nuk janë kursyer dhe me ironitë drejtuar këtij trekëndëshi.

“Më plasët shpirtin, më plasët. Nuk mundem më”, – bërtiti Arjola me shaka, ndërsa shtoi se do të dontë të mos kishte të bënte me asnjërin prej tyre.