Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 theksoi se në takimin e djeshëm mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit bullgar Kiril Petkov ka pasur energji pozitive. Ai thotë se pret zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy shteteve.
“Kjo është vizita e parë që kur kemi dy kryeministra të rinj dhe dy qeveri të reja në të dyja anët e kufirit, praktikisht kjo përfaqëson qasjen e re në bisedime. Një qasje në të cilën ka respekt të ndërsjellë, ku ka dialog të hapur dhe ku rrethi i temave zgjerohet”, tha Mariçiq.