Përdorimi i skemës piramidale online Big Commerce+ ka qenë temë diskutimi në ClickPlus në TV21.
Sipas studimit të informaticientit, Llokman Musliu përdoruesit më të mëdhej të saj dalin të jenë qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Palestina.
“Nga trafiku i ueb faqes del se ajo është më e famshme në Maqedoni, Turqi, Palestina… Janë informata që mund të kontrollohen. Por sërish, si platforma kanë targetin e tyre dhe këta janë persona që nuk i kanë informacionet e duhura se si funksionojnë investimet digjitale. Për shembull, pre e këtij programi nuk mund të jetë dikush që me vite merret me monedha digjitale”, tha Musliu.