-ads3-

Manchester United ka marrë masa të ashpëra ndaj Mason Greenwood.

Sulmuesi anglez i cili u arrestua dje për shkak të pretendimeve të të dashurës së tij për dhunë fizike ndaj saj është ‘dënuar’ nga skuadra e Manchester United,.

“Djajtë e Kuq” fillimisht dolën me komunikatë ku treguan se anglezi nuk do jetë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjet e klubit as të luajë deri në vendimin e rradhës.

Por ky nuk ishte ‘dënimi’ i vetëm nga Man United, skuadra nga Old Trafford ka larguar të gjitha fanellat e Greenwood nga faqja zyrtare e tyre, dhe fansat nuk do jenë në gjendje të blejnë fanella të tij.