Manchester City është i interesuar për transferimin e talentit të Barcelonës, Gavi, derisa ky i fundit kërkohet gjithashtu edhe nga Chelsea dhe Liverpool.

17-vjeçari është duke bërë paraqitje të mirë me ekipin e parë, derisa ka shënuar një herë dhe dhuruar tre asistime në 16 paraqitje në La Liga.

LEXO EDHE:VIDEO/ Një urim i veçantë, nëna e Ronaldos nuk i përmban lotët teksa…

Gavi gjithashtu ka zhvilluar të gjashtë ndeshjet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve dhe këto i kanë dhënë eksperiencë për një lojtar të moshës së tillë.

 “Manchester Evening News” raporton se Pep Guardiola ka kërkuar transferimin e talentit, por do rivalizohen nga Liverpool dhe Chelsea.

Barcelona do e shes Gavin për një çmim shumë të lartë shkaku që janë në probleme të mëdha financiare, derisa iu nevojiten para edhe për të regjistruar Ferran Torres dhe bërë transferime të tjera.