Tashmë është zyrtare. Vedat Muriqi është futbollisti më i ri i skuadrës spanjolle, Mallorca.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

“Na falni për vonesën, veçanërisht ti, Vedat”, shkroi Mallorca në Twitter me një video unike të prezantimit të sulmuesit kosovar.

Vedat Muriqi do të jetë pjesë e Mallorcas deri në fund të sezonit, kurse ekipi spanjoll do ta ketë të drejtën e blerjes, nëse ylli kosovar bind me performancat e tij.

Ai do të marrë pagën e njëjtë që e kishte në Lazio, e cila deri në qeshor do të paguhet nga Mallorca.