Nga LSDM-ja kanë reaguar pas kërkesave të serishme të Hristijan Mickoskit për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga LSDM thonë se këto kërkesat janë për të plotësuar dëshirat personale të Mickoskit.
“Mickoski me kërkesat e përditshme për zgjedhje, me anketa të porositura dëshiron ta largojë vëmendjen nga paaftësia e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, të udhëhequr nga Danella Arsovska.Qeveria e re është formuar me legjitimitet të plotë pesë ditë më parë dhe mandati i saj është deri në vitin 2024, Mickoski mund të kërkojë zgjedhje sa të dojë, zgjedhje do të ketë në mandatin e rregullt, në vitin 2024”, thuhet në reagimin e LSDM-së.