Kovaçevski takohet me Lirman: Qeveria jonë është e përkushtuar që të vazhdojë në rrugën e reformave për anëtarësim në BE
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot e priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman.
Në takim me ministren Ana Lirman, ku mori pjesë edhe ministri Bojan Mariçiq, kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim që qeveria e sapozgjedhur e RF të Gjermanisë, udhëhequr nga Kancelari Ollaf Shollc, zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vendosi lartë në programin e koalicionit dhe veçanërisht që në mënyrë eksplicite e theksoi nevojën pa shtyrje të mëtejshme për të hapur kapitujt e para negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si hap i ardhshëm i zgjerimit të BE-së ndaj rajonit.
Në takim u theksua bashkëpunimi ekonomik me RF të Gjermanisë, me të cilin, si shtet nga i cili vijnë investimet më të mëdha, në të ardhmen vëmendje e veçantë do t’i kushtohet projekteve nga burimet e ripërtërishme të energjisë.
Në bisedën me ministren për Evropë Lirman, kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që të vazhdojë në rrugën e reformave për anëtarësim në BE dhe të ndërmarrë veprime me vendosmëri në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kovaçevski theksoi se vizitën e nesërme të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë Kirill Petkov e sheh si një hap drejt gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke me Sofjen në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore për të zhbllokuar procedurën për vendosjen e një konference ndërqeveritare me BE-në si fillim i bisedimeve në Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministrja Lirman u pajtuan se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor është në interes politik, siguri dhe ekonomi të BE-së si investim gjeostrategjik për një Evropë stabile dhe me prosperitet.