Kryeministri bullgar Kirill Petkov tha se nënshkrimi i tre marrëveshjeve të bashkëpunimit si dhe ndarja e detyrave të përbashkëta në grupet me afat të shkruara për realizim, tregojnë nivelin e ri të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai tha se edhe grupi historik do të ketë të paktën tre takime në katër ku do të diskutojnë për cështjen e mbetura.
“Edhe për punë që janë harruar me vite do të duhet të punohet. Me këtë ritëm shumë shpejtë do të arrijmë atë që e dëshirojmë”, tha Petkov, raporton SHENJA, duke shtuar se së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut do të arrijnë rezultate.
Petkov tha se çdonjëra nga grupet ka prezantuar rezultatet, tek komisioni i historisë kemi vërejtur një disponim tjetër për punë, dhe ajo që do të kemi tre takime zyrtare në 4 muajt e ardhshëm jep rritëm tjetër të punëve që duhet të mbarojnë.
“Njerëzit duhet të takohen, të diskutojnë dhe të kenë kornizë për bashkëpunim. Ne nuk do të bëjmë ndryshime kadrovike, por ajo që më gëzoi është se kjo grup, ka ton konstruktiv dhe shpresojmë të arrijmë në rezultat”, tha Petkov, raporton SHENJA.