-ads3-

Gjashtë diplomatë shqiptarë në qytetin e amerikan të Bostonit, me rastin e shembjes së komunizmit kanë organizuar një pritje për të festuar kthimin e kombit të tyre në demokraci, por u arrestuan gjatë fundjavës pasi kishin tentuar të shkonin me një prostitute. Nga hetimi prostituta ishte një mashtrim, pasi në të vërtetë ajo ishte një police e maskuar.

Kështu citojnë mediat amerikane në Boston të vitit 1992. Gjashtë diplomatë, 52 deri në 68 vjeç, po kalonin me një makinë nëpër lagjen e “shenjave të kuqe” të qytetit kur u ndalën për t’i kërkuar polices së fshehtë të kryente një akt seksual për 10 dollarë, tha zëdhënësi. Të gjashtë diplomatët, të cilët nuk u identifikuan, u arrestuan zyrtarisht për krimin, por protestuan se kishin imunitet diplomatik. Pas disa orësh kjo u konfirmua dhe ata u liruan.

Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re. Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.