Burime të Tetova1 pranë Lëvizjes BESA mësojnë se kryetari i kësaj partie Bilall Kasami të mërkurën në mbrëmje ka thirrur në Tetovë Kuvendin Qendror të Lëvizjes BESA, ku do të diskutohet data e kongresit të dytë të partisë.
Lëvizja BESA doli nga qeveria Zaev I, dhe momentalisht është në opozitë dhe udhëheq me komunën e Tetovës dhe Zhelinës.