Juventusi vijon të kërkojë një sulmues dhe argjentinasi, Mauro Icardi, mund të lihet i lirë gjatë javës së fundit të merkatos së janarit. 

Alfredo Pedulla raporton se PSG nuk ka marrë oferta për Icardin, Kurzawa dhe Draxler, të cilët francezët duan t’i shesin përfundimisht. 

Në këto kushte PSG po mendon që të kursejë pagat e këtyre futbollistëve dhe do pranojë huazimin e tyre. 

Kështu Juventusi e ka një sy te Icardi, për ta marrë deri në qershor. Fundi i muajit po vjen dhe priten zhvillime në ditët në vijim.