Real Madridi e ka prerë biletën për në çerekfinale të Kupës së Spanjës.
Heroi i mbrëmjes së sotme pa asnjë dyshim ishte Eden Hazard, i cili në minutën e 116’, arriti që të realizojë golin e fitores, për 2-1, pasi 90 minuta ishin mbyllur 0-0.
Në kohën shtesë, Verdu i befasoi mysafirët në minutën e 103′ duke shënuar për 1-0, një minutë pasi ishte përjashtuar me të kuq Marcelo.
Por, me 10 lojtarë, Reali reagoi me golin e Iscon në min e 108′, derisa në fund në atë të 116;, Hazard realizoi për 2-1, duke shpëtuar Realin.