Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj në T7 ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ikë Amerikës, për çka tha se nuk ka arsye.
Ai tha se deri tani Qeveria ka pasur një qasje hezituese dhe frikësuese nga roli i Amerikës në dialog.
Ai tha se Kurti është duke gabuar kur po mendon se koha punon për të dhe për Kosovën.
“Nuk ka arsye qeveria jonë me i ikë Amerikës. Deri tash ka pasë një qasje hezituese e frikësuar nga roli i Amerikës në dialog. Është konstatu një ikje ose mungesë e një kërkese serioze që Amerika me e marrë përsipër këtë çështje. Mendoj që është duke e bërë gabimin e madh Kurti që koha punon për të dhe për Kosovën. Nuk kemi aq shumë kohë me humb”, ka thënë Haradinaj.