-ads3-

Partia Demokratike ka vendosur të heshtë për foton që tregon ‘grupin e zjarrit’. Në një periudhë të shoqëruar me tensione në selinë blu e kur dyert e saj janë mbyllur, djemtë e maskuar e me amrë në brez e kanë gjetur hyrjen e degës së PD-së, por zyra e shtypi nuk ka asgjë për të thënë mbi këtë imazh.

E pyetur nga Dosja.al nëse kjo foto është shkrepur brenda ambienteve të selisë blu, Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë përgjigje, duke mos e mohuar një gjë të tillë.

Funksioni i këtyre djemve të armatosur që kanë shkrepur dhe një foto krah pastrueses së selisë blu teksa buzëqeshin nuk dihet ende. Për çfarë duhet një grup të armatosurish në Partinë Demokratike?