-ads3-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendrën Via Etna, Itali ku kalimtarët dhe banorët duhej ruheshin teksa kalonin në rrugë.Një grua e cila kishte dalë nudo në ballkonin e saj, hidhte sende dhe objekte që i dilnin para si vazo lulesh, karrige, lodra, libra etj.

Veprimet e saj të çuditshme tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve dhe fqinjëve të cilët lajmëruan policinë. Karabinierët shkuan në vendngjarje, por ngjarja ka vazhduar për disa minuta, ku zonja hidhte sende në rrugë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga incidenti.