-ads3-

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar mbi 45 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 45.690 raste me COVID-19, duke e rritur në 7.581.381 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Nga 45.690 rastet e regjistruara në 24 orët e fundit thuhet se 11.695 janë të variantit Omicron, ku në këtë mënyrë ka arritur në 101.159 numri gjithsej i rasteve Omicron në vend.

Në Gjermani numri i rasteve aktive njoftohet se ka arritur në 674.700.

Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 322 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 114.351.

Ndërkohë, numri i personave që kanë kryer dy vaksina në vend është rritur në 59,1 milionë.