Kryetari i Komunës së Çairit sot ka takuar Kanita Bajramin, violinisten e re nga Çairi. Kanita është një shembull aq i mirë për gjeneratat e reja se si mundet të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi melodia e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Gjatë takimit Kanita, kreut të komunës i shuroi diskun e saj të parë muzikor me interpretimet me violinë të melodive shqipe, ndërkohë që e përkujtova se gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi mbështetje e fuqishme e promovimit të artit dhe kulturës.
Sukseset e të rinjve nga Çairi çdo ditë na bëjnë të jemi tejet krenarë-shkruan Ganiu.