Koordinim të veprimeve dhe thellim të bashkëpunimit mes Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës. Kjo u tha në takimin që patën në Shkup krerët e këtyre dy institucioneve, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Shaqir ef Fetai dhe Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Kosovës. Gjatë takimit, ata u shoqëruan nga bashkëpunëtorët e tyre, me të cilët bashkarisht kanë biseduar për më shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen siç janë botimi i një reviste të përbashkët, mbajtja e simpoziumeve, konferencave e deri te këmbimi i imamëve, studentëve dhe nxënësve të shkollave islame.
“Ishte një takim shumë serioz, një takim konstruktiv ku biseduam gjërë e gjatë për një bashkëpunim të mirëfilltë në të gjitha sferat e shpjegimit të islamit, zhvillimit në sfera të ndryshme të shpjegimit të islamit dhe në këtë mënyrë u morëm vesh që në të ardhmen shumë projekte të rëndësishme për pjesëtarët e islamit, për ambientin islam, për shqiptarët dhe muslimanët në përgjithësi, të jenë një bazë e fuqishme për një ardhmëri të shëndoshë të shpjegimit të islamit në trojet tona këtu në Ballkan dhe më gjerë. Edhe ne si BFI e RMV me të gjithë faktorët e bashkësisë tonë pranuam të gjitha sugjerimet, idetë që u dhanë në takimin tonë konstruktiv si dhe idetë që rrodhën nga kryetari i BIK, z. Naim ef. Tërnava. Kam bindje se ky bashkëpunim është për të mirën e islamit, muslimanëve, kombit tonë dhe të mirën e të gjithë njerëzve në përgjithësi”, deklaroi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, kryetar i BFI-së së RMV-së.
Shkupin e ndjejë si shtëpinë time, tha kreu i BIK-ut, Naim Tërnava dhe shtoi se takimi ka përfshi edhe bisedën mbi koordinimin e veprimtarisë mbi dukuritë negative që po prekin shoqërinë tonë, sidomos rininë.
“Të shfrytëzohet kjo mundësi bashkëpunimi që të njihemi edhe më përsëafërimi dhe të punojmë edhe më shumë në edukimin e brezit të ri burimorë që rrjedhë nga Kurani dhe nga thëniet e Muhammedit a.s., duke u munduar, duke dhënë vazhdimësi nga vetja jonë gjithherë me mundësinë e largimit të rinisë sonë nga indoktrinimi, nga mundësia e një qajse ndryshe në raport me fenë islame, të ndonjë ekstremizimi apo radikalizimi i cili me të vërtetë është kundër vetë islamit dhe është kundër parimeve kyçe që dalin nga thëniet kuranore dhe të Muhamedit a.s., e që shkon edhe në dëm të të qenurit besimtarë e shqiptarë i këtyre trojeve dhe ne do të mundohemi ta edukojmë brezin tonë ashtu siç i ka hije, siç na porosit Zoti dhe Muhammedi a.s”, deklaroi Naim Tërnava, kryemuftiu i BIK-ut.
Tërnava e ftoi për vizitë kthyese në Kosovë reisin Shaqir Fetai duke nënvizuar faktin se në takimet e radhës pjesmarrës me ta do të jetë edhe kreu i Komunitet Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.