Megan Fox dhe Machine Gun Kelly fejohen zyrtarisht. Aktorja 35-vjecare mori propozimin nga Machine Gun Kelly, i cili u ul në gjunjë para saj në një plazh në Porto Riko. Kelly e bëri pyetjen e madhe më 11 janar, pas më shumë se një viti e gjysmë lidhjeje.
“Të pavetëdijshëm për punën dhe sakrificat që lidhja do të kërkonte nga ne, por të dehur nga dashuria. dhe karma. Disi një vit e gjysmë më vonë, pasi kishim ecur nëpër ferr së bashku, dhe duke qeshur më shumë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë, ai më kërkoi të martohesha me të,” shkroi Fox në postimin e saj. “Dhe ashtu si në çdo jetë para kësaj, dhe si në çdo jetë që do ta pasojë, thashë po … dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit.”
Kelly dizajnoi një unazë fejese në stilin “toi et moi” me gurët e lindjes së tyre: një diamant për veten e tij dhe një smerald për bashkëshorten e tij të ardhshme.
“Dy gurët në formë dardhe janë vendosur në dy breza që bashkohen si dy gjysma të të njëjtit shpirt duke formuar zemrën e errët që është dashuria jonë”, shkroi Kelly në Instagram.
Fox dhe Kelly u takuan në mars 2020 gjatë xhirimeve të “Midnight in the Sëitchgrass”. Ata e bënë publike lidhjen në Instagram në korrik 2020 dhe kanë qenë të pandarë që atëherë.
“And just as in every lifetime before this one, and as in every lifetime that will follow it, I said yes.” 🖤
CONGRATULATIONS, @machinegunkelly & @meganfox!! pic.twitter.com/BOxm8Qm8E6
— MTV (@MTV) January 12, 2022