Emiratet e Bashkuara Arabe kanë neutralizuar dy raketa balistike në qiellin e Abu Dabit në mëngjesin e hershëm të së hënës. Ky është sulmi i dytë brenda javës kundër kryeqytetit të Emiratit. Trupat amerikane në bazën Al-Dhafra janë strehuar në bunkerë gjatë kohës së sulmit. Kryengritësit huthi në Jemenin fqinj e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Ata kanë mbështetjen e Iranit. Raketat vetëm sa kanë përshkallëzuar edhe më shumë tensionet përgjatë
Gjirit Persik, duke ngritur edhe më shumë gjakrat për shkak të luftës së gjatë në Jemen dhe dështimit të marrëveshjes bërthamore të fuqive të mëdha me Iranin, që synon të kthehet në fuqi dominuese rajonale. Shtetet arabe, nën udhëheqjen e Arabisë Saudite, po u prijnë aksioneve kundër kryengritësve të Jemenit që e luftojnë Qeverinë civile që gëzon njohje ndërkombëtare.