-ads3-

Ifigjenia, e njohur për të gjithë si Efi është një nga konkurrentet e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Ajo ka pasur takime të ndryshme me djem të ndryshëm dhe duket se është vajza e preferuar për djemtë e programit.

Efi ka shprehur në emision se nuk është e bërë dhe se nuk ka operacione plastike. Madje dhe sot në një ‘live’ në rrjetin social “Instagram” ajo pohoi se ka botox dhe filler, por jo operacione plastike. Disa prej komenteve i thoshin se ka bërë hundën gjë që Efi e mohoi, pasi sipas saj po ta kishte bërë do e kishte të vogël hundën.

Ndërsa faqja e njohur në “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ ka hedhur një foto të konkurrentes ku vërehet qartë dallimi para dhe pas i 25-vjeçares.