-ads3-

Erling Haaland do të takohet me Borussia Dortmund ku do të vendos për të ardhmen e tij

 

Manchester City konsiderohen favorit për të nënshkruar me të nëse sulmuesi vendos që të kalojë në Premier Ligë këtë verë.

Klauzola e Haaland në kontratën e Dortmundit është 64 milionë funte dhe ajo bëhet aktive vetëm në verë, me disa klube në Europë që po e përcjellin situatën e norvegjezit.

Javën e kaluar, drejtori i Dortmund Sebastian Kehl ka thënë që klubi do të ulët me Haaland “në javët në vazhdim” për të diskutuar.

 

“Do të ishte mirë nëse vendimi nuk do të zvarritët në pafundësi”, ka shtuar ai.