Real Madridi ka barazuar në minutat e fundit kundër Elches në Madrid sonte. Elche kaloi në epërsi prej dy golas me Boye (42) dhe Milla (76). Real Madrid u kthye në lojë për të barazuar me Luca Modric (82) dhe Militao (92+2). Benzema në këtë ndeshje humbi penalltinë
Real Madridi ka arritur që të barazojë në minutat e fundit rezultatin kundër Elches në një ndeshje dramatike të luajtur në Santiago Bernabeo sonte.
Los Blancos e patën mundësinë që të shënojnë në minutën e 33-të pas një ndërhyrje të ashpër në zonë të Palacios. Por, Karim Benzema nuk e goditi si duhet këtë penallti dhe topi përfundoi mbi shtyllë të portës së Elches.
Mysafirët kështu do ta gjejnë vetën në epërsi në minutën e 42-të kur Lucas Boye do të shënonte me kokë pas asistimit të Fidelit.
Në minutën e 52-të përsëri gjyqtari akordoi një penallti për Real Madridin por që ai e anuloi vendimin e tij pasi shikoi VAR.
Elche përsëri do të shënonte gol.
Kësaj radhe Boye do të asistonte për Pere Milla që shënoi gol në minutën e 76-të, një gol i bukur ky për epërsinë dyfishe të Real Madridit.
Pas golit të dytë Reali ndezi motorët dhe ishte afër ta ngushtonte epërsinë në minutën e 79-të me anë të Casemiros, por goditjen e tij me kokë e priti portieri mysafirë.
Real Madridi do ta fitonte edhe një penallti, edhe këtë me VAR në minutën e 82-të, të cilën penallti në gol e shndërroi Luka Modric.
Pas kësaj ishte Real Madrid që bëri presion dhe arriti që ta barazoi rezultatin në minutën e dytë shtesë të takimit.
Ishte Eder Militao që shënoi një gol në minutën e 2 shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin.
Barazimi e lë në vend të parë Real Madridin me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla në vendin e dytë.