Dita e parë e punës e kryeministrit Kovaçevski! Paralajmëroi ballafaqim me krizën energjetike dhe bashkëpunim me opozitën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në mëngjes e mori funksionin nga tashmë ish-kryeministri Zoran Zaev. Atje e priti Zaev i cili i uroi mirëseardhje dhe sukses të gjithë kabinetit të ri qeveritar.

Maqedoni

Dita e parë e punës e kryeministrit Kovaçevski! Paralajmëroi ballafaqim me krizën energjetike dhe bashkëpunim me opozitën

BySvetlana Unkovska

17/01/2022 19:04

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në mëngjes e mori funksionin nga tashmë ish-kryeministri Zoran Zaev. Atje e priti Zaev i cili i uroi mirëseardhje dhe sukses të gjithë kabinetit të ri qeveritar.

Kryeministri i tetë i Maqedonisë së pavarur, Kovaçevski në ditën e parë të punës e mbajti seancën e parë të qeverisë së re. I priti edhe mysafirët e parë, ministren gjermane për Evropë, Ana Lirman dhe ambasadoren amerikane Kejt Meri Bërns. Paraprakisht Kovaçevski zhvilloi takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski për ta prezantuar kabinetin e ri. Tha se pret bashkëpunim të mirë me shefin e shtetit, ndërsa si prioritete kryesore i paralajmëroi krizën energjetike, standardi jetësor të qytetarëve, duke shtuar se do të angazhohet për përmirësimin e bashkëpunimit me opozitën.

 “Qeveria e re qartë definoi prioritetet për punë. Prioriteti i parë kryesor është përballja me krizën energjetike në vend, e cila është krizë energjetike evropiane e cila ndjehet edhe në RMV. Prioriteti i dytë është përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve dhe mbështetja e kompanive në aspekt të krizës ekonomike që buron nga kriza energjetike. Është normale që me z.Mickoski do të kemi komunikim dhe do të bisedojmë për të gjithë temat që kanë të bëjnë me gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë në drejtim të përmirësimit të gjendjeve në gjithë sferat”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.