-ads3-

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka idetë e qarta për të përforcuar ekipin e tij për vazhdimin e sezonit, pasi në listë ka dy yje të mëdha të futbollit që synon t’i transferojë gjatë janarit.

Conte erdhi në mes të sezonin vjeshtor të Spurs pas rezultateve negative nga trajneri Nuno Espirito Santo, i cili u shkarkua nga klubi londinez.

Ardhja e Contes ka rezultuar e suksesshme pasi londinezët kanë filluar me rezultate pozitive dhe janë ngjitur në tabelën e Ligës Premier.

Megjithatë, Conte synon ta përforcoj skuadrën për vazhdimin e sezonit dhe tashmë ka etiketuar dy yje për t’i transferuar në Tottenham Hotspur Stadium.

Sipas mediumit Fichajes, Tottenhami po konsideron një lëvizje në janar për sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

30-vjeçari iu bashkua Atleticos në formë huazimi nga Barca verën e kaluar dhe kampionët e La Ligës kanë mundësinë ta zgjasin huazimin me një vit shtesë ose ta blejnë atë plotësisht për 34 milionë funte.

Spurs mund t’i ofrojnë Griezmannit një rrugë alternative dhe ai do të ishte i interesuar për një lëvizje në Ligën Premier, me Conten që mendohet të jetë një admirues i zjarrtë i sulmuesit francezi.

Në anën tjetër, sipas mediumit ESPN, Tottenhami është gati t’i bëjë një ofertë fitimprurëse edhe mesfushorit të Milanit, Franck Kessie.

Marrëveshja e Kessiet me Milanin skadon në fund të sezonit dhe ai është i lirë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me një klub tjetër duke filluar nga janari, por Spurs duan ta transferojnë në këtë afat për një shifër jo shumë të lartë.