Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e Ujit të Bekuar. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani e pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet Uji i Bekuar për shkak të shenjtërimit të madh të ujit të kryer nga kisha në këtë ditë.
Pas ndërprerjes së përkohshme të vitit të kaluar për shkak të pandemisë me Kovid-19, këtë vit vazhdon tradita shekullore e vendosjes së kryqit në ujërat e shenjta.
Në këtë ditë kryqi i shenjtë hidhet në lumenj dhe ai që e kap besohet se pasohet nga lumturia dhe bekimi gjatë gjithë vitit. Kapja e kryqit nënkupton bashkimin e njeriut me Krishtin dhe besohet se me vendosjen e kryqit ujërat bëhen shëruese.
Në vend, në pajtim me Ligjin për festa, Uji i Bekuar është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.