“Diskutabile këtu sipas mendimit tim si juriste është shuma prej 11 milionë eurove, se nga i kanë marrë ata njerëz 11 milionë euro, apo si i kanë mbledhur 11 milionë euro. A është diskutabile se askush nuk po pyet për këtë? Po, po ajo është diskutabile, për shkak se ata nuk e kanë blerë lirinë, liria në procese gjyqësore, dmth marrja e lirisë, apo privimi nga liria konstatohet me aktgjykimin e formës së prerë, ata janë ende… për opinionin, se ju po thoni se e kanë blerë lirinë, nuk e kanë blerë lirinë, ata janë në hetime”, tha Arta Bilalli-Zendeli, deputete e BDI-së në emisionin Klik Plus në TV21.
Akuza dhe kundërakuzë në mes BDI-së dhe ASh-së në emisionin Click Plus në TV21. Deputetja integriste Arta Bilalli-Zendeli dhe deputeti i ASH-së Halil Snopçe debatuan për disa tema, duke u ndalur më shumë në drejtësi dhe gjyqësor. Në pyetjen se a është një garanci bankare më e fuqishme se sa ligji, Zendeli tha se në aspektin juridik, Sasho Mijallkov dhe Jordan Kamçevski nuk e kanë blerë lirinë me 11 milionë euro. Ajo thotë se për të është diskutabile mënyra se si të akuzuarit kanë arritur deri tek kjo shumë.
Deputeti i opozitës Snopçe thotë se në Qeveri ka mungesë të vullnetit politik për të zgjidhur problemet. Ai shtoi se vlerat demokratike në vendin tonë nuk zbatohen.
“Në emër të demokracisë nuk funksionon ligji, në emër të demokracisë kemi korrupsion, në emër të demokracisë kemi kriminalizim, kemi njerëz që shëtisin me 200 pasaporta e kështu me radhë.
11 milion euro Fatmir, 11 milion euro, si i ka bërë në këtë shtet një person 11 milion euro, ka qenë rrogëtar, ka qenë shef i Shërbimit sekret, ka marrë një rrogë, bile edhe Kamçevi jo vetëm Mijallkovi, edhe Kamçevi 11 milion euro“, theksoi Halil Snopçe, deputet i ASh-së.
Bilalli i vlerësoi si të turpshme për drejtësinë, rastet që janë mbyllur e ku pretendohet se të burgosurit janë të pafajshëm, ndërsa Sopçe duke folur për drejtësinë tha se Qeveria aktuale do të dështojë, për shkak të imoralitetit politik.