Ministrja e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ana Lirman, nesër do të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një njoftimi për media, Qeveria e bën të ditur se delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të takohet me ministren gjermane për Evropë, Lirman, ndërsa më pas do të zhvillohen dy takime bilaterale me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane dhe ministrin e Punëve të Jashtme.
Në fokus të bisedës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, çështjet ekonomike dhe politike si dhe perspektiva evropiane.