Real Madridit synon fitoren e parë në vitin 2022 pas humbjes befasuese ndaj Getafes, ku të shtunë përballjet me Valencian në “Santiago Bernabeu”.

Në konferencën për shtyp para kësaj sfide Carlo Ancelotti foli për rëndësinë që ka në skuadër braziliani i talentuar Vinicius Jr i cili mungoi në humbjen minimale ndaj Getafes.

“Nuk mendoj që Reali i Madridit është i varur nga Vinicius Jr. Është e vërtetë që ai ka bërë një fazë të parë të sezonit të shkëlqyer”.

“Në shumë ndeshje na ka ndihmuar të fitojmë siç kanë bërë edhe Benzema e Militao”.

“Por të flasësh që Reali i Madridit varet nga një lojtar, kjo është e tepërt. E rëndësishme është që Vinicius është kthyer, pasi bëhet fjalë për një lojtar shumë të rëndësishëm për ne”, ka thënë Ancelotti.