Aktorja Kathryn Kates ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Përfaqësuesit e aktores konfirmuan se ajo vdiq nga kanceri në Florida, të shtunën e kaluar.
Ndërsa nuk dihet se nga çfarë lloj kanceri vuante ajo, deklarata e tyre tregon se ajo e kishte mposhtur atë në të kaluarën përpara se sëmundja të kthehej vitin e kaluar.
Kates lindi në New York dhe pavarësisht rrënjëve të saj, karrierën e filloi në Los Angeles. Ajo filloi të ishte pjesë e televizionit dhe filmave në fillim të viteve 1980 me role të ndryshme.