Ahmeti: Pash vullnet te kryeministri bullgar! Të zgjidhet kontesti, që vendi të hap negociatat në qershor
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov tha se tek ai ka parë vullnet për të zgjidhur çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes. Ahmeti tha se shpreson që të gjendet zgjidhje sa më parë me qëllim që vendi të hap negociatat për anëtarësim në BE, në qershor të këtij viti.
“Unë sot pash një vullnet shumë të fort te kryeministri bullgar që kjo çështje të merr një epilog dhe sa më parë të gjendet zgjidhje e pranueshme për palët dhe ne të çelim negociatat për anëtarësim në qershor të këtij viti”, tha mes tjerash Ahmeti.