Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 155 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 34 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 23 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 2 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 10 për vozitës fillestar dhe katër gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.