-ads3-

Është një dhuratë shumë e bukur për Krishtlindje që Barça i ka dhuruar tifozëve dhe veçanërisht trajnerit Xavi Hernandez. Blaugranët sapo kanë komunikuar lajmin e madh. Pak çaste më parë ata zyrtarizuan transferimin e Ferran Torres, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, datë e hapjes së merkatos dimërore. Është një goditje shumë e bukur dhe ndoshta Torres nuk do të jetë i vetmi në këtë merkato.

“FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Ferran Torres. Lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027, dhe klauzola e tij e shitjes është vendosur 1 miliard euro”, thuhet në deklaratën e klubit katalanas.

LEXO EDHE:Mbappe: Kam dy ëndrra për 2022, Verrati më i miri në botë në mesfushë

Ky transferim vlerësohet 55 milionë euro, teksa City kërkonte 60 milionë euro.

Duhet të besojmë se Joan Laporta dhe ekipi i tij gjetën fjalët dhe argumentet për të bindur anglezët të ulin kërkesat e tyre. 

21-vjeçari u rekrutua vetëm një vit e gjysmë më parë në Valencia, me kërkesë të Pep Guardiolës, kundrejt 28 milionë eurove, por pa arritur të lërë gjurmë.