Tom Holland dhe Mark Wahlberg luajnë në filmin Uncharted dhe kjo dyshe është paraqitur plot dinamizëm në trilerin e këtij filmi
Dy aktorët janë në kërkim të një thesari, gjë që e bënë këtë film një aventurë.
Tom Holland dhe Mark Wahlberg janë çifti që do të bëhen skuadër në kërkim të një thesari në filmin “Uncharted” që sonte ka lansuar trilerin e dytë.
Filmi fillimisht vjen nga një videolojë në Playstation që ka të njëjtin emër dhe që ishte lansuar më 2007.
Trileri i dytë është me më shumë aksion, humor dhe dyshime derisa yjet përpiqen ta gjejnë thesarin por që për pak nuk e pësojnë me vdekje.