-ads3-

Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të shkatërrojë Ukrainën, por nuk ka rrezik të madh për një pushtim të eventual, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë.

Duke folur për agjencinë AFP, Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se bisedat për pushtimin e Moskës mund të destabilizojnë Ukrainën.

“Putini dëshiron të shkatërrojë vendin tonë. A do t’ia dalë? Jo, nuk do t’ia dalë”, tha Danillov.

“Qytetarët tanë do të mbrojnë vendin tonë,” tha ai, duke shtuar se ushtria dhe civilët do të formojnë një lëvizje të gjerë kombëtare “rezistence” nëse Rusia sulmon.

“Ne do të mbrojmë vendin tonë. Kaq”, tha Danillov.

Fotografi e publikuar nga Shtëpia e Bardhë e takimit përmes video-lidhjes ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. 7 dhjetor 2021.

Por Danilov, 59 vjeç, minimizoi rrezikun e një përshkallëzimi të madh ushtarak, duke thënë se zyrtarët ukrainas nuk kanë parë ndonjë rrezik kritik.

Sipas vlerësimeve të Kievit, numri i trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës është rritur nga rreth 93 mijë trupa në tetor në 104 mijë tani.

“Ne nuk mendojmë se kjo është një rritje e madhe,” tha Danilov.

Rezervistët e separatistëve në lindje të Ukrainës duke u trajnuar në afërsi të qytetit Luhansk. 23 shtator 2021.

Ndihmësi për sigurinë i Presidentit Volodymyr Zelensky theksoi se autoritetet nuk donin t’i “frikësonin njerëzit” me bisedat e luftës pasi kjo “do të destabilizonte situatën brenda vendit”.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, për vite me radhë ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kufijve të Ukrainës dhe këmbëngul se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”.