-ads3-

Kampioni i kikboksit, Fred Sinistra, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të lidhura me Covid-19 , disa javë pasi vendosi të largohej nga spitali duke nënvlerësuar ashpërsinë e sëmundjes

Sipas Daily Mail Sinistra u shtrua në spital në fund të nëntorit, kur u detyrua nga trajneri i tij të kërkonte ndihmë mjekësore dhe postoi në rrjetet sociale foto të tij në repartin e kujdesit intensiv. 

Në një nga videot që kishte postuar në atë kohë, 41-vjeçari dukej se kishte vështirësi në frymëmarrje.

Nëpërmjet llogarive të tij në rrjetet sociale, Sinistra kritikonte qeverinë për masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat ai vendosi, duke thënë se “virusi i vogël” nuk do ta ndalonte atë. 

E gjithë kjo deri më 13 dhjetor, kur edhe aktiviteti i tij në internet u ndal. 

Dy ditë më vonë, Sinitra vdiq në shtëpi pasi pësoi një atak në zemër. 

Ishte partneria e tij që njoftoi vdekjen e kampionit të nesërmen.

Më 26 nëntor , Sinistra njoftoi se një ndeshje e planifikuar për në 4 dhjetor ishte anuluar, duke theksuar, megjithatë, se ai ndihej “i neveritur” nga zhvillimi që i kishte shkaktuar problem shëndetësor. 

“Një luftëtar nuk dorëzohet kurrë, unë do të kthehem më i fortë’ shkruante atëherë Sinistra.

Trajneri i Sinistra, Osman Gigin , ishte njeriu që u përpoq me të gjitha mjetet të bindte atletin të shkonte në spital, gjë të cilë ai e mohonte. 

Madje Gigin kishte arritur deri aty sa të kërcënonte Sinistrën se nëse nuk do të kërkonte ndihmë mjekësore, bashkëpunimi i tyre do të përfundonte. 

Pak ditë pasi u shtrua në spital, atleti vendosi me përgjegjësinë e tij të largohej dhe të kthehej në shtëpi.

“Undertaker” besonte se mosha e tij e re dhe forca fizike do ta mbronin nga virusi, të cilin ai e konsideronte si grip. 

Gjatë karrierës së tij ai kishte fituar shumë tituj ndërkombëtarë dhe evropianë në kikboks, me 39 fitore dhe 9 humbje në ndeshje dhe shumë e quajtën atë “njeriu më i fortë” në Belgjikë.