-ads3-

Njerëzit me variantin Omicron të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar kanë më pak gjasa të kërkojnë trajtim spitalor sesa njerëzit me variantin Delta, sipas dy studime të reja.

Krahasimi i pacientëve me dy variantet në Angli dhe Skoci tregoi një model inkurajues ku varianti i ri ka një ashpërsi më të ulët.

Studiuesit e udhëhequr nga profesori Neil Ferguson në Imperial College London llogaritën një ulje të moderuar të rrezikut nga Omicron.

Ata zbuluan se, krahasuar me rastet e Delta, rastet e Omicron kanë midis 15 dhe 20 për qind më pak gjasa që të kenë nevojë të shkojnë në urgjencë dhe rreth 40 deri në 45 për qind më pak gjasa për t’u pranuar në spital për një natë ose më shumë.

Por efikasiteti i reduktuar i vaksinës kundër Omicron, krahasuar me Delta, mund të kompensojë reduktimin e ashpërsisë së variantit më të ri.

Ferguson tha: “Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë të virusit Omicron, ekziston mundësia që shërbimet shëndetësore të përballen me kërkesë në rritje nëse rastet e Omicron vazhdojnë të rriten me ritmin që është parë javët e fundit.”

Hulumtimi përfshiu 56,000 raste të Omicron në Angli mes 1 dhe 14 dhjetor dhe 269,000 raste të Delta.

Ndërkohë, hulumtimi në pacientët skocezë zbuloi se njerëzit që rezultuan pozitivë për Omicron kishin rreth 64 për qind më pak gjasa për t’u shtruar në spital sesa ata me variantin Delta.