-ads3-

Brigada e snajperëve dhe motoristëve e Rusisë ka zhvilluar ushtrime ushtarake në rajonin e Rostovit në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Ushtarët e brigadës së motoristëve janë stërvitur se si të menaxhojnë sistemet e kundërajrorëve, ndërkaq snajperët kanë testuar saktësinë e tyre.

Zyrtarët e Ukrainës dhe të Perëndimit kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me tubimin e ushtrisë ruse në afërsi të kufirit me paralajmërimet se Rusia po planifikon pushtimin e ish-fqinjit sovjetik.

Kremlini ka insistuar se nuk ka qëllime të tilla dhe ka akuzuar Ukrainën se po mbulon agresivitetin e saj së bashku me aleatët perëndimorë.

Rusia e ka cilësuar si shkelje të vijës së kuqe, zgjerimin e NATO-s në Ukrainë.

Presidenti Vladimir Putin u ka bërë presion shteteve perëndimore që t’ia pamundësojnë Ukrainës anëtarësimin në NATO dhe angazhimi ushtarak në kufirin e shtetit ukrainas është një lloj presioni nga Rusia.

Në anën tjetër, edhe Ukraina ka testuar kapacitetet e veta ushtarake dhe ushtria është shprehur e bindur se lufta është duke e pritur në fillim të vitit 2022.