Numri i rasteve të variantit të ri Omicron të Covid-19 në Skoci është dyfishuar, sipas të dhënave të qeverisë skoceze.
Që nga ora 17:00 e së enjtes, janë raportuar 3,832 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të variantit të ri në 6,154.
Sipas të dhënave, rritja e rasteve me Omicron u shkaktua nga një numër i madh i rezultateve të gjenotipizimit që u morën nga Shëndeti Publik i Skocisë në mes të dhjetorit.
Numri i personave të shtruar janë prekur nga variant i ri Omicron që është pothuajse dyfishuar, nga 24 të enjten në 42 të premten.
Në total, numri i rasteve të koronavirusit u rrit me 7,076 që nga e enjtja, ku u regjistruan 10 vdekje të tjera.
Kjo do të thotë se numri i vdekjeve ditore nga Covid-19 në Skoci i personave që rezultuan pozitivë për herë të parë për virusin brenda 28 ditëve të mëparshme, është 9,822.