Rama falënderon Erdoganin për apartamentet në Laç: Shprehu mirësi dhe solidaritet sikur të kishte lindur në Shqipëri

“Kjo nuk është çështje lekësh, por është çështje zemre”, kështu ka zgjedhur ta përshkruajë planin e rindërtimit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Laç teksa ka përuruar lëshimin në përdorim të 500 apartamenteve për familjet që u rënduan shtëpitë në tërmetin tragjik në vitin 2019.
Për apartamentet në Laç, Rama ka falenderuar tejmase presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili siç tha, shpehu mirësi dhe solidaritet për familjet shqiptare sikur të ishte në Shqipëri e të ketë lindur aty.
“Në pjesën dërmuese janë financim i Qeverisë shqiptare, në këtë rast është financim i Qeverisë turke dhe kujdesi i drejtpërdrejt i presidentit Erdogan, i atij mikut tim, kur disave kur u del në Facebook, bëjnë lloj-lloj komentesh të padenja, por që u gjend si të ishte këtu, i lindur këtu, i rritur këtu dhe sikur të kishte njerëzit e vet këtu, duke vënë menjëherë të gjithë forcën e mirësisë dhe solidaritetit, ashtu sikurse princi i Emirateve të Bashkuara i cili po ashtu ka financuar një tjetër lagje model që do të ndërtohet në spitalin në Durrës. Këta dy, janë forcat e mirësisë dhe solidaritetit që ne kemi pasur në krah sa i përket shtëpive, banesave dhe apartamenteve”, tha mes tjerash Rama.