Në NBA ende nuk mendojnë për ndërprerje të sezonit, edhe pse situata me koronavirusin te disa skuadra është tejet kritike. Për shkak të mungesave, trajnerët janë të detyruar që të bëjnë rotacione në ekip, por edhe t’i japin rast basketbollistëve të huaj, që firmosin kontrata afatshkurtër.
Sipas drejtuesve të NBA, është regjistruar numër rekord të basketbollistëve në sezonin aktual, pasi që janë regjistruar 541 basketbollist. I fundit në këtë listë është 31 vjeçari Greg Monro, i cili firmosi me Minesotën dhe luajti kundër Boston Selltikut.
Ndërkohë Hasani Gravet, ish basketbollisti i MZT Skopje, i cili firmosi kontratën e dytë me Orlando Mexhik dhe deri më tani ka përfituar më shumë të holla se sa në kohën që veshi fanellën e skuadrës nga lagjja e “Aerodromit”.