-ads3-

Teleskopi James Webb i NASA-s kaloi në kthesën e parë, pasi agjencia amerikane e hapësirës njoftoi se do të zgjaste “shumë më gjatë” nga sa mendohej fillimisht.

Doli se teleskopi do të ketë karburant të mjaftueshëm për të “mundësuar mbështetje për operacionet shkencore për një periudhë shumë më të gjatë sesa mendohej fillimisht”, tha NASA, siç raporton Independent.

James Webb u lansua nga Guiana Franceze javën e kaluar. Teleskopi prej 10 miliardë dollarësh u lëshua në raketën Ariana-5 dhe konsiderohet si një nga përpjekjet më të mëdha shkencore në shekullin 21.

U deshën 30 vjet për ta projektuar dhe ndërtuar. Misioni i James Webb është të bazohet në zbulimet e teleskopit hapësinor Hubble, i cili, pas 31 vjetësh në orbitë, është drejt përfundimit.