-ads3-

Trileri i parë i filmit të shumëpritur “Doctor Strange in the Multiverse of Madness” – i cili vjen pas hitit filmit të vitit 2016 “Doctor Strange”  – është lansuar sot (e mërkurë) në mëngjes

Filmi flet për aventurat e radhës së Dr Stephen Strange dhe kërkimin e tij mbi “Gurin e kohës”. Ai po ashtu përballët me kaosin që është shkaktuar nga multiversi, derisa ai përballët me “Dark Strange”.

Filmi i zhanrit aksion, në të cilin luan Benedict Cumberbatch në rolin e Dr Strange dhe Elizabeth Olsen në rolin e Wanda Maximoff do të jepet premier më 6 maj të vitit 2022.

Dukja e parë e filmit të ri vjen pak pasi që u dhanë kritikat e para për “Spider-Man: No Way Home”.

Klipi fillon me Dr Stephen Strange (Cumberbatch) dhe flokët e tij të pikluara me gri ku a ka të veshur një pelerinë dhe shihet duka u larguar nga një derë ku shihet një skenë urbane e zymtë.

Doktori duket i frikësuar nga ajo çfarë sheh në qiell kur ai shfaqet jashtë, para dyerve hyrëse.

“Multiversi është një koncept për të cilin ne dimë shumë pak”, thotë ai me zë.

“Kjo është mënyra e vetme, por kurrë nuk e kam menduar që një gjë e tillë do të ndodh”, shton tutje doktori.

Pas kësaj vjen paraqitja e Wanda Maximoff.

“Epo, unë e dija që herët apo vonë do të shfaqeshe. Unë gabova dhe njerëzit u lënduan”, i thotë Wanda Stephen derisa ata janë në një park.