-ads3-

“Mona Lisa” është titulli i bashkëpunimit më të ri ndërmjet Genc Prelvukajt dhe Mimoza Shkodrës.

Dy këngëtarët e kanë lansuar duetin e paralajmëruar muzikor, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Vet reperi është producent i kësaj kënge, të cilës ia ka shkruar edhe tekstin.

Ndërsa për anën vizuale është kujdesur produksioni Black Fish që e ka xhiruar videoklipin.

Me një video muzikore të realizuar në Prishtinë, kënga “Mona Lisa” pritet të pëlqehet nga fansat e dy këngëtarëve.