Covid-19 është duke shfaqur telashe të mëdha tek futbolli, ku shumë lojtarë dhe staf teknik të skuadrave të ndryshme nëpër botë, janë duke rezultat pozitiv.

Kësaj radhe, klubi italian ka konfirmuar  për lojtarin e tyre  i cili ka rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për skuadrën e yllit të Kosovës Amir Rrahmani, Napoli ku me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se mesfushori i tyre, Eljif Elmas doli pozitiv.

Elmas edhe pse është i vaksinuar është detyruar të vet izolohet për një periudhë.

“Eljif Elmas doli pozitiv me COVID-19 duke ndjekur testimin e bërë në Maqedoni dje para se të rikthehej në Itali. Lojtari, rregullisht i vaksinuar, nuk ka simptoma dhe do qëndrojë i izoluar për një periudhë në shtëpi”- shkruhet në njoftimin nga klubi.

Covidi përveç në Serie A, është shpërndarë me të madhe në Premier League poashtu edhe në LaLigë.