-ads3-

Barcelona po siguron shërbimet e një prej talenteve më të mirë në qarkullim, të spanjollit Ferran Torres.

Sipas asaj që raporton iberikja “Mundo Deportivo”, sulmuesi ka kryer dhe ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me skuadrën e tij të re.

Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë në orët në vijim se Ferran Torres ka lënë Manchester Cityn për t’u transferuar te ekipi blaugrana dhe për të vijuar karrierën e tij në vendlindjen e tij, në Spanjë.

Talenti 21-vjeçar, i cili aktualisht ka pësuar një dëmtim, është aktivizuar në total në këtë sezon me ekipin e Manchester Cityt në 4 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 2 gola.