-ads3-

Leonardo Bonucci ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij te Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të vuajë nëse Portugalia përballet me Italinë në play-off për Kupën e Botës 2022.

Italia dhe Portugalia do të ballafaqohen në finale të play-off’it për një vend në Katar 2022, nëse të dyja i fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Portugalia me Turqinë.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të zhvillohen në mars.
Kjo nënkupton se njëra mes Italisë dhe Portugalisë do të mungojnë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

“Kam folur me Cristiano Ronaldon dhe kemi bërë shaka për ndeshjen e mundshme Portugali – Itali”, tha Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian shtoi: “Por do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë, Cristiano është i vetëdijshëm se do t’i pësojë disa goditje”.